Kolonët hebrenj djegin një shkollë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Kolonët hebrenj sot dogjën një shkollë palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar dhe spërkatën muret me parulla raciste.

Një grup i kolonëve sulmuan shkollën e mesme në Einabous dhe vunë zjarr në një klasë, tha Iyad Awad, zëdhënës i Drejtorisë së Arsimit në jug të qytetit të Nablusit.

“Zjarri shpërtheu në gjithë klasën”, tha Awad për AA.

Sipas tij, kolonët po ashtu spërkatën muret e shkollës me parulla raciste.

Qytetet dhe xhamitë palestineze shpesh janë shënjestër e sulmeve të përsëritura raciste nga kolonët hebrenj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit