Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se miratimi i projektligjeve për transformimin e kësaj force në ushtri është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës.
Ai ka theksuar se kompetencat e FSK- së do të jenë të njëjta me ato të ushtrive moderne të shteteve demokratike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”.
Rama ka bërë me dije se FSK- ja do ta ketë për mision mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, por edhe obligimet e tjera që dalin varësisht prej nevojave të shtetit dhe të qytetarëve.
Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se FSK- ja do të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dalluar jugun apo veriun.
Gjeneralllejtnant Rrahman Rama ka treguar se me mandatimin e ri FSK- ja do t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 revervë./Kosova Post/