Komandanti i NATO-s: Nuk e kemi planin për ndarje të Kosovës, është në “duart” e Thaçit dhe Vuçiçit

Mos i humb

Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Fogo ka komentuar mbi idenë e fundit rreth ndarjes së mundshme të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, zyrtari i lartë i NATO-s nuk ka dijeni për planin që ka presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidentit, Hashim Thaçi.

“Ata (Vuçiç dhe Thaçi) janë përfaqësuesit tuaj të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe përfaqësojnë interesat e shumicës në këto vende. Ashtu si të gjithë udhëheqësit demokratik unë vendosmërisht besoj se këta dy do të kërkojnë zgjidhje për çështje të vështira”, është shprehur ai.

Megjithatë, transmeton indeksonline, Fugo së bashku me komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci mbështesin një ambient të qetë dhe të sigurt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit