Komandanti iranian: Kemi raketa me rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra

Mos i humb

Komandanti i Gradës Revolucionare të Iranit, gjeneral-majori Mohammad Ali Jafari deklaroi se njësitet e tij kanë kapacitete që me precizitet të godasin objektivët në një largësi deri në 2 mijë kilometra.

Jafar gjatë intervistës së tij për Televizionin shtetëror të Iranit foli për sulmin raketor të javës së kaluar në kampin e Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian (IKDP) në Erbil.

“Ushtria e Gardës Revolucionare u hakmor ndaj terroristëve, kjo njëkohësisht është edhe një mesazh për super fuqitë të cilët mendojnë se mund t’i imponojnë Iranit qëllimet e tyre të ndyta dhe tiraninë”, tha Jafari.

“Të gjitha ata që kanë trupa të tyre apo baza rreth territorit të Iranit, apo në një largësi deri 2 mijë kilometra, duhet të dinë se janë në rreze veprimi të raketave të precizitetit të lartë që posedon ushtria jonë”, ka shtuar Jafari.

Irani të shtunën kreu një sulm raketor mbi kampin e Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian (IKDP) në Erbil, ku u vranë të paktën 16 pjesëtarë të IKDP-së, dhe 40 të tjerë u plagosën./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit