
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, njëherit, Komandat Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës, ka ndarë pak kohë nga axhenda e tij presidenciale për të bërë diçka ma ndryshe nga ditët e tjera, derisa ka marrë rrugën për t’i vizituar ushtarët e tij.
Komandanti Thaçi, është treguar shumë modest, derisa në cilësinë e kuzhinierit ju shërben ushqimin ushtarëve të tij.
Kjo është një modesti, por edhe krenari, derisa një president shihet se nuk e ka problem edhe të shërbejë në kuzhinë ushtarët, ndërsa më pas ai pritet t’iu bashkohet të gjithë ushtarëve për të drekuar së bashku me ta.
Krenar me Ushtrinë e Kosovës ndihen të gjithë qytetarët e vendit! Krenar me ushtarët e tij është edhe Presidenti, Hashim Thaçi./Kosova Post.




