Komisioneri Hahn mirëpret votimin pro të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, e ka mirëpritur votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në Twitter, Hahn është shprehur se venduimi në fjalë është një vendim i mirëpritur nga ai.

“Vendim i mirëpritur dhënia e dritës së gjelbër nga Parlamenti Europian për nisjen e negociatave të Kosovës me Këshillin e Europës për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij.

Kujtojmë se Parlamenti Europian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën me 420 vota për dhe 186 kundër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit