Komisioni hetimor për Becchetti-n, PD çon padinë në Gjykatën Kushtetuese

Mos i humb

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për vendimin anti-kushtetues të Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti.

Duma ka theksuar se ky veprim i PD ishte i ndërmarrë vetëm në interes të qytetarëve dhe shtoi se fakti që nuk ishte ngritur një komision hetimor, ishte për arsyen e vetme se sipas saj, kryeministri Edi Rama ishte i frikësuar pasi e dinte se kishte dështuar në këtë pjesë.

Grida Duma: Padyshim fitorja e parë është fakti që ata treguan publikisht se nuk miratojnë dot një komision hetimor se e quajnë një cështje të humbur. Është e qartë sepse komisionet hetimore mund të ngrihen shumë lehtë. Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është i dështuar dhe përgjegjës për këtë pjesë. Do përpiqemi të mos jetë një cështje e harruar. Këtë do ta bëjmë sepse arbitrazhi që do të bëj që shqiptarët të paguajnë 121 milionë euro nuk është dicka e zakonshme Do luftojmë që këtë shumë mos ta paguajnë shqiptarët por Edi Rama.

Në kushtet kur jeta parlamentare nis në shtator, jemi të shpejtuar madje sepse e kemi denoncuar që në javët e para të muajit shtator. Nëse e mbani mend kur vendimi u bë publik, PD ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për këtë shkelje që u shkakton një dëm prej 121 milionë eurove shqiptarëve. Kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale për të ndjekur këtë cështje.

Gazment Bardhi: Sa i përket propozimeve tona për ndryshmet kushtetuese, sic e dini nuk ka patur bisedime të tjera. Kanë kërkuar një jave kohë për të reflektuar mbi kërkesën tonë. Ndërsa besoj se në ditën e enjte do të votohet.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit