Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së sot duhet të vendosë për dorëheqjen e Nikolla Gruevskit

Mos i humb

Sot, komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet vendimi mbi kongresin e jashtëzakonshëm që pritet të mbahet në Vallandovë më 23 dhjetor, e në të cilin do të vërtetohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit e me këtë rast do të zgjidhet edhe kryetari i ri i partisë.

Pritet që Gruevski të arsyetojë dorëheqjen para anëtarëve të komitetit qendror të cilin e ka lajmëruar më 1 dhjetor në intervistën e tij të fundit, ndërkohë që nëse pranohet dorëheqja prej 130 anëtarëve të komitetit qendrorë në këtë rast do të ketë dhe kongres të jashtëzakonshëm.

I pari që ka shprehur ambiciet e tij për të qenë në krye të partisë është ish-drejtor i arkivit shtetëror, Filip Petrovski, i cili ka thënë se pas konsultimit me familjen dhe anëtarësinë e partisë ka vendosur që të kandidohet për të pozitën e kryetarit të partisë.

Emrat tjerë që mund të kandidohen për kreun e OBRM-PDUKM-së janë Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Antonio Milloshoski, Hristijan Mickovski dhe Vlatko Gjorçev./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit