Kompanitë britanike që do të bashkëpunojnë me Huawei në prezantimin e rrjeteve 5G do të ndëshkohen

Mos i humb

Dënimet parashikohen të shkojnë deri në 100,000 funte në ditë kundër kompanive britanike që shkelin vendimin për heqjen dorë të pajisjeve kineze Huawei nga rrjetet kombëtare të telekomunikacionit.

Qëllimi i iniciativës së re legjislative është të parandalojë përpjekjet e mundshme nga kompanitë britanike të telekomunikacionit për të anashkaluar rregullat në përdorimin e pajisjeve Huawei të blera tashmë për rrjetet 5G, shkruan Financial Times.

Autoritetet britanike paraprakisht njoftuan se nga 31 dhjetori i këtij viti, operatorët e telekomit në vend nuk do të jenë në gjendje të blejnë pajisje 5G nga Huawei, dhe deri në vitin 2027 të gjitha produktet e kësaj korporate kineze në rrjetet e gjeneratës së pestë britanike duhet të zëvendësohen nga kompani të tjera.

Qëllimi i rregullave të reja, të propozuar nën presionin e Partisë Konservatore në pushtet, është mbyllja e opsionit të fundit në përdorimin e pajisjeve që ishin tashmë në depo gjatë periudhës së tranzicionit, u tha gazetarëve një burim i njohur me nismën.

Vendimi për tërheqjen e pajisjeve të Huawei u mor nga Londra pasi Uashingtoni vendosi sanksione kundër kompanisë kineze dhe Qendra Kombëtare Britanike për Sigurinë Kibernetike përgatiti një raport mbi rreziqet e bashkëpunimit me të.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur udhëheqjen britanike se bashkëpunimi me Huawei dyshohet se kërcënon sigurinë kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit