Komposto dhe turshi pa higjienë, bllokohet nga AKU subjekti në Shkodër

Mos i humb

 

 

Një gjobë prej 24 milionë lekësh të vjetra dhe mbyllje të aktivitetit ka vendosur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për një subjekt në Shkodër, që merrej me prodhimin e kompostove dhe turshive.

Sipas njoftimit të AKU, në subjektin “Culiqi” trupat inspektues e Drejtorisë Rajonale Shkodër “në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe Krimit Ekonomik kanë konstatuar se ky subjekt prodhonte dhe tregtonte në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme dhe për këtë fakt i është dhënë dënimi administrativ me 500 000 lekë. Kjo nuk ishte e vetmja shkelje që i është gjetur këtij subjekti nga inspektorët e AKU-së pasi i mungonte plani i vetëkontrollit HACCP dhe për këtë është dënuar me gjobë prej 200 000 lekë, gjithashtu subjektit nuk i funksiononte sistemi i gjurmueshmërisë dhe për këtë ka marrë një tjetër dënim administrativ me 200 000 lekë. Subjekti “CULIQI” me numër NIPT- K56613003T dhe i licencuar për Përpunim, konservim, ambalazhim fruta-perime kryente procese të tjera pa liçensë si : Ambalazhimin e vajit të sallatës, ullirit dhe prodhimin e majonezës dhe për pasojë janë marrë sërish masa administrative prej 100 000 lekë”.

Për më tepër, inspektorët e AKU-së kanë gjetur në ambientet e subjektit 20 vazo x 200gr mjaltë jashtë afateve të përdorimit dhe për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta subjekti ka marrë një tjetër masë administrative me 500 000 lekë gjobë. Nga trupat inspektuese të DRAKU-së Shkodër u morën 24 mostra për analiza në laborator dhe u bllokuan sasitë e produkteve gjendje 27144 kg deri në daljen e përgjigjeve të analizave.Për sasitë e produkteve të pasigurtë sa më sipër janë bllokuar dhe do asgjësohen.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit