Komuna e Suharekës merr një vendim të rëndësishëm për ruajtjen e ambientit

Mos i humb

Komuna e Suharekës, ka lëshuar një urdhëresë nga e cila obligohen të gjitha bizneset dhe institucionet që t’i pastrojn çdo ditë hapsirat reklamuese para lokaleve të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Muharremaj përmes një statusi në faqën e tij zyrtare në facebbok, derisa ka shkruajtur se për zbatimin e saj do të merret Drejtoria e Inspekcionit në mënyrë që në të ardhmen komuna të ketë një ambient më të pastër.

Ky është postimi i plotë i Bali Muharrimaj:

Secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapsirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Për zbatimin e kësaj obligohet Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, të cilat si institucione kujdesen sipas ligjeve në fuqi për zbatimin e urdhëreses.

Gradualisht ne do të kemi hapa konkret për ruajtjen e ambientit, i cili është i të gjithëve.Me respektBali Muharremaj.

Fotografia e Bali Muharremaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit