Mehas Alija, kryetar i “Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicēr, Sami Ukelli.
Pritja në ambasadën e Kosovës u cilësua shumë e këndshme dhe me një mikëpritje të madhe, raporton Albinfo.ch
“Ambasadorin e njoftova për rolin dhe aktivitetet e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, si dhe i shpreha gatitshmëri për të bashkëpunuar në projekte të interesit kombëtar, kulturor e shoqëror.
Në mënyrë të veçantë përmenda rolin e tanishëm që japin xhamitë shqiptare në Zvicër për mobilizimin e regjistrimit të diasporës nga Maqedonia e Veriut”, shkruan Alija.
Në këtë takim bëhet e ditur se u theksua nevoja e bashkëpunimit më të drejtpërdrejtë ndërmjet KMSHZ-së dhe LAPSH-it, respektivisht të Shkollës Shqipe në Zvicër.
“Në lidhje me këtë na presin projkte të dobishme për komunitetin tonë shqiptar”, thekson Alija.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe nënkryetari i KMSHZ, Fehim ef. Abazi.


