Komuniteti turk në Kosovë do të përdorë sistemet e Turqisë për arsim nga distanca

Mos i humb

Komuniteti turk në Kosovë do të përdorë sistemet e Turqisë për vijimin nga distanca të procesit arsimor në gjuhën turke, tha ministri turk i Arsimit, Ziya Selçuk,(AA).

Në një postim në Twitter, Selçuk tha se turqit e Kosovës do të kenë mundësinë të përdorin sistemin e Rrjetit të Arsimit dhe Informacionit (EBA) dhe TRT EBA TV dhe se ky hap po realizohet me kërkesë të Ministrisë së Arsimit të Kosovës.

“Në bisedën që kemi realizuar, ne ramë dakord që sistemet për arsim nga distanca që po i përdorim në vendin tonë të përdoren për arsimin e tyre në gjuhën turke”, ka shkruar Selçuk.

Arsimi nga distanca po praktikohet nga shumë vende pas pezullimit të procesit arsimor si pasojë e pandemisë së koronavirusit, të njohur si COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit