“Komuniteti turk në Kosovë, urë me themele të forta i vendit me Turqinë”

Mos i humb

Kervan, në një intervistë për (AA), vlerësoi qeverinë e re në Kosovë, marrëdhëniet e vendit me Turqinë si dhe zhvillimet në lidhje me komunitetin turk të Kosovës.

Ministri turk dhe partia e tij Partia e Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) janë pjesë e qeverisë së re të koalicionit në Kosovë të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila u formua më 3 qershor.

Ai tha se para qeverisë së re të vendit do të ketë një proces intensiv.

Kervan tha se përfaqësuesit e KDTP kur vjen koha si rezultat i vendimeve të nevojshme do të hedhin hapa për të mbrojtur më së miri interesat e Kosovës.

“Në këtë kuadër, duke pasur parasysh komunitetin turk në Kosovë, duke mbrojtur të drejtat tona ligjore dhe kushtetuese do të hedhim hapat tona dhe do të bëhet ajo që është e nevojshme në përcaktimin e statusit përfundimtar të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

KDTP, përfaqësuesi i vetëm i komunitetit turk në Kosovë, sipas tij, pas një periudhe sërish do të përfaqësohet në nivel të ministrit në qeverinë e re.

“Si një ministër turk i Kosovës do të mbrojmë interesat e turqve të Kosovës në fushat si arsimi, kultura dhe fushat tjera. Si elementë konstruktivë të Kosovës edhe në aspektin e përgjithshëm do të ofrojmë si çdoherë gjithçka që mundemi në drejtim të zhvillimit të Kosovës”, tha Kervan.

– “Komuniteti turk në Kosovë, urë me themele të forta i vendit me Turqinë”

Kervan, deklaroi se bashkëpunimin e ngushtë dhe të fuqishëm mes Turqisë dhe Kosovës synon ta bart edhe më tutje.

“(Komuniteti turk në Kosovë) Ne kryejmë detyrën e një ure me themele të forta mes Kosovës dhe Turqisë. Edhe qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për këtë. Jemi këtu që marrëdhëniet tona sërish t’i vazhdojmë në nivel më të lartë, mënyrë më të mirë dhe për t’i përforcuar. Në këtë drejtim inshallah do të vazhdojnë punët tona të mira ekzistuese dhe bashkëpunimi”, theksoi Kervan.

– “Ndihmat e Turqisë nuk mund të harrohen”

Duke folur për ndihmat e mëdha të Turqisë për Kosovën gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ai tha se: “Si çdo herë Turqia ka dhënë kontribute të mëdha për Kosovën në çdo fushë, vazhdon të japë. Në periudhën e fundit, kur bota përballej me këtë periudhë të pandemisë, Turqia i ofroi shumë kontribute Kosovës. Ndihmat e Turqisë qoftë në fushën e arsimit, qoftë të shëndetësisë, ndaj gjithë popujve që jetojnë në Kosovë dhe komunitetit të afërm turk nëpërmjet ministrisë së arsimit dhe institucioneve të tjera nuk mund të harrohen.

“Republika e Turqisë, nën udhëheqjen ambasadës në Prishtinë, me institucionet si TIKA, Instituti Yunsus Emre, ushtarët turq, shkollat Maarif dhe institucionet tjera që gjenden këtu në mënyrë të fuqishme vazhdojnë t’i ofrojnë kontribut Kosovës dhe nuk kemi dyshim se do të vazhdojë të ofrojë edhe pas kësaj”, tha Kervan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit