Konfirmohen dënimet me vdekje për vrasjen e kryeprokurorit të Egjiptit

Mos i humb

Gjykata më e lartë e Apelit në Egjipt, konfirmoi të dielën dënimet me vdekje për nëntë të akuzuar për vrasjen e kryeprokurorit Hisham Barakat.

Kryeprokurori i Egjiptit, Barakat, u vra gjatë një sulmi me bombë në vitin 2015 në lindje të Kajros.

Agjencia egjiptiane e lajmeve, MENA, bën të ditur se Gjykata e Lartë e Apelit, konfirmoi sot dënimet me vdekje të shqiptuara më parë ndaj nëntë të akuzuarve.

Në mesin e tyre, është edhe i biri i njërit prej udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane, Mohamed Tahe Wahdan.

Gjykata në fjalë, ka ndryshuar dënimin me vdekje për gjashtë të akuzuar, duke i dënuar me burg të përjetshëm.

Egjipti është kapluar nga një krizë e thellë politike, si pasojë e grusht shtetit ushtarak të vitit 2013, me të cilin u përmbys presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit