Konfirmohen vdekje të reja në Algjeri dhe Marok nga COVID-19

Mos i humb

Algjeria dhe Maroku kanë konfirmuar vdekje të reja nga koronavirusi i njohur si COVID-19, (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Algjerisë konfirmoi vdekjen e dhjetë dhe katër raste të reja të virusit COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 94.

Ministria po ashtu njoftoi se 32 pacientë janë shëruar nga koronavirusi i ri.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Marokut konfirmoi një vdekje të re duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në tre dhe raportoi tre raste të reja me çka numri i infeksioneve nga koronavirusi në vend është 66.

Ministria po ashtu regjistroi dy raste që janë shëruar nga koronavirusi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins në SHBA, COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që nga ajo kohë është përhapur në të paktën 160 vende dhe rajone.

Nga mbi 245 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve aktualisht tejkalon shifrën 10 mijë, ndërsa numri i të shëruarve mbi 86 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit