Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Brazil

Mos i humb

Në Brazil është konfirmuar rasti i parë i infektimit me llojin e ri të koronavoirusit (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se 61 vjeçari sipërmarrës nga Sao Paolo kërkoi ndihmë mjekësore pas kthimit nga Italia në të cilën qëndroi nga 9 deri më 21 shkurt.

U theksua se personi në fjalë është infektuar me koronavirusin, ndërsa vazhdon të konfirmohet numri i personave më të cilët ka qenë në kontakt në udhëtimin, por edhe gjatë kthimit në Brazil.

Kjo njëherësh është edhe rasti i parë i infektimit me koronavirusin në Amerikën Jugore.

Në Itali deri tani me llojin e ri të koronavirusit janë infektuar 322 persona. Më së shumti janë regjistruar në Lombardi, ku janë infektuar 240 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit