Konfirmohet rasti i parë me CoVid-19 në qarkun e Gjirokastrës

Mos i humb

Është konfirmuar rasti i parë me CoVid-19 në qarkun e Gjirokastrës.

Mësohet se ai është njëri prej emigrantëve që është karantinuar në një hotel në Këlcyrë.

Dje është testuar dhe sot ka dalë përgjigjja. I infektuari tanimë do të karantinohet në Durrës.

Menjëherë sot fillon dizinfektimi i mjedisit të karantinës ndërsa parashikohet marrja e dhjetëra tamponëve.

Ndërkohë 26 persona të kontaktit me të janë duke u testuar tani mes tyre, ekipi shëndetsor dhe krerë të policisë që janë marrë me skedimin e emigrantëve në Kakavije.

Për një tjetër emigrant testimi do të përsëritet sepse rasti ka dyshime se mund të jetë pozitiv.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit