Konflikti me viktima në Velipojë/ Rama: Të mos përsëriten situata dramatike, plazhet të ndahen me kritere strikte! Bizneset bregdetare të paguajnë më shumë për pastrimin

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, ndërsa foli për pastrimin e mbetjeve në një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët, tha se bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin.

Rama theksoi se gjobat e larta e ulin më shumë problemin, ndërsa u shpreh se gjobat nuk janë taksa, por një ndëshkim.

I ndalur tek qytetet bregdetare, Rama tha se ndarja e plazheve duhet bërë me kritere strikte për të mos pasur një tjetër rast si ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë verës.

Kujtojmë se në Velipojë pas një debati për disa metra territor plazh u vranë 4 persona dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

“Ndarja e plazheve duhet të bëhet me kritere shumë strikte dhe duhet të mbarojë historia e atyre që vijnë nga ana tjetër e vendit për të marrë plazhe.

Hotelet që janë në vijën e parë kanë të drejtë ta shfrytëzojnë përkundër taksës që i paguajnë bashkisë. Pasi krijohen situata dramatike siç ndodhi vjet.

Bashkitë bëjnë ndarjen , duhet të garantojnë njerëzit që janë kontribuuesit e tyre.

Kriteret duhet të jenë të mirë përcaktuara. Asnjë numër koshash nuk përballon dot fluksin e mbetjeve nëse nuk ka ndarje. Besoj që bizneset në bregdet duhet të taksohen me shumë për pastrimin.

Problematika me serioze nuk e krijojnë familjet, por bizneset sepse kanë një volum mbetjesh që nuk ka kazan që i mban. Zgjidhja në teori është e thjeshtë.

Po të ecësh një orë në Paris është mbushur me thasë se sepse bizneset kanë një orë të caktuar ku duhet të nxjerrin thasët e zi.

Nuk ka shans që një biznes të marrë thasët e vet e ti çojë tek kazani sepse aty krijohet kolapsi që shohim në qytetet tona. Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin”, tha më tej Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit