Konflikti në Mesdheun Lindor, Erdogan i “shtrin dorën” Mitsotakis por paralajmëron presidenten greke

Mos i humb

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një dalje publike ditën e sotme pas faljes të së premtes, është shprehur se Ankaraja është gati për bisedime me Greqinë fqinje mbi tensionet e fundit në Mesdheun Lindor.

“Le t’i japim një shans diplomacisë, të paraqesim një qasje pozitive në diplomaci. Greqia të përmbushë qasjen tonë në një drejtim pozitiv dhe ne të bëjmë një hap në përputhje me rrethanat”, tha Erdogan para gazetarëve, përcjell Ora News.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të takohemi nëse ka vullnet të mirë, ne mund të takohemi nëse kemi një takim në një vend të tretë ose përmes video konferencës”, shtoi presidenti turk.

Sipas tij, takimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis nuk është aspak problem për Turqinë, por ajo që është thelbësore është “çfarë do të diskutohet dhe mbi çfarë bazash të takohen”.

Por Erdogan nuk ka kursyer as mesazhet për homologen e tij greke ku i kërkoi të mos përdorë gjuhën e shantazheve dhe kërcënimeve.

Nëse Presidenti i Greqisë vjen në Kastellorizo ​​dhe demonstron fuqinë e tij, atëherë ne do të bëjmë edhe më shumë“, iu drejtua Erdogan Katerina Sakellaropoulou.

Anija kërkimore turke “Oruç Reis” do të kthehet me mision në Mesdheun Lindor pasi të ketë mbaruar puna rimontin, paralajmëroi ndër të tjera Erdogan.

Por ai shtoi se: “Nëse e kthyem “Oruç Reis” në port për mirëmbajtje, kjo gjithashtu do të thotë diçka. Pse e bëmë atë? Kjo është një qasje domethënëse. Kthimi i “Oruç Reis” në një port turk nuk do të thotë “sondazhi ynë sizmik është ndalur”, tha presidenti turk.

Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar rreth kërkimit të energjisë në Mesdheun Lindor.

Greqia, Qiproja Jugore dhe anëtarët e tjerë të BE janë përpjekur të bllokojnë kërkimin e energjisë nga ana e Turqisë, duke pretenduar se po kërkon në ujërat greke.

Turqia – vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe – thotë se kjo pikëpamje është e paligjshme dhe nuk ka asnjë kuptim dhe se ka dërguar anije ushtarake për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se si Turqia ashtu edhe Republika Turke e Qipros Veriore ka të drejta në rajon.

Ajo ka nxitur vazhdimisht negociatat pa asnjë parakusht për të vendosur ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.

Ndërkohë, delegacionet ushtarake turke dhe greke kanë zhvilluar takime teknike në selinë e NATO-s për të diskutuar se si mund të ulet mundësia e një incidenti në Mesdheun Lindor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit