
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amrikës (SHBA) pritet të votojë këtë javë një rezolutë me të cilën do të dënojnë anti-semitizmin si rrjedhojë e komenteve të kongresistes Ilhan Omar mbi Izraelin.
E përditshmja amerikane “The Washington Post” shkruan se akoma nuk dihet nëse votimi ka të bëjë me dënimin e komenteve të kongresistes Omar, ose do të dënojë anti-semitizmin në përgjithësi.
“Dëshiroj të flas për ndikimin politik në këtë vend, sipas të cilit është në rregull që njerëzit të proklamojnë besnikëri ndaj një vendi të huaj”, tha Omar të mërkurën e kaluar në Bashkinë e Washingtonit.
Komentet e saj ngjallën reagime të ashpra në mesin e kongresistëve, për çka kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme, Eliot Engel, i quajti “të papranueshme dhe ofenduese”.
Ndonëse kongresistja ka kërkuar falje për komentet e saj anti-izraelite në të kaluarën, kësaj radhe nuk bëri një gjë të tillë.
“Çdo ditë më thonë se jam një anti-amerikane nëse nuk jam pro-Izrael. Unë këtë e llogaris si shumë problematike, dhe nuk jam e vetme. Unë jam e gatshme të flas dhe të ekspozohem ndaj sulmeve”, tha ajo për të shtuar se nuk problematizon raportet me Izraelin, por vetëm e ka parashtruar si një pyetje.
Raportet mbi rezolutën e cila është në hartim e sipër u bënë pasi Unioni Anti-Shpifje (ADL), një grup i majtë pro-Izrael, i dërgoi një letër kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi, ku i kërkohej Kongresit të dënonojë Omarin për komentet e saj kundër Izraelit.
Megjithatë, edhe Omar ka qenë objektiv i një sulmi të bazuar në urrejtje.
Javën e kaluar, kryetarja e Partisë Republikane në Virxhinia, denoncoi një poster anti-musliman, në të cilin shfaqej Omar dhe avionët duke fluturuar drejt qendrës tregtare botërore, duke bërë një lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit, me mbishkrimin “Asnjëherë mos harro”.
Kjo është hera e dytë që Kongresi do të votojë një rezolutë anti-semitizëm si përgjigje ndaj komenteve të Omar kundër Tel Avivit zyrtar, pasi muajin e kaluar shkroi në Twitter se mbështetja politike për Izraelin është e bazuar vetëm në para të cilat i merr nga lobi pro-izrael AIPAC.


