Konjufca bëhet President në detyrë i Kosovës: Osmani e kreu detyrën me përgjegjësi të lartë

Mos i humb

Glauk Konjufca do të jetë President në detyrë i Kosovës deri në zgjedhjen e të riut.

Ai u zgjodh pak më herët kryetar i parlamentit të Kosovës dhe tashmë Kushtetuta ia obligon që në mungesë të një Presidenti të zërë vendin e përkohshëm.

Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën Konjufcës ndërkohë që ky i fundit ia njohu meritat për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë.

“E falenderoj zonjën Vjosa Osmani. E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes. Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë.

Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryeisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese.’’- tha Konjufca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit