Konjufca flet pas mbledhjes, komenton dorëheqjet

Mos i humb

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së VV-së pas disa orëve.

Glauk Konjufca ka folur para mediave, ku ka thënë se dorëheqjet e fundit nuk janë të arsyeshme, sepse, sipas tij, kështu nuk i ndihmohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se fuqia e VV-së ka ardhur jo vetëm si pasojë e qëndrimeve të drejta të VV-së, por edhe për arsye se të gjithë kanë qenë bashkë.

“Përkundër dallimeve që i kemi, nuk janë të arsyeshme dorëheqjet nga VV. Nuk mendoj se i bën mirë VV-së duke dhënë dorëheqje. Fuqia e VV-së nuk vjen vetëm pse kemi qëndrime të drejta, por vjen se kemi qenë bashkë gjithmonë”, ka thënë ai.

Ndërsa, nënkryetarja Fatmire Kollqaku ka thënë se rruga më e mirë është që të gjithë t’i kthehen problemeve së bashku për t’i zgjidhur, duke mos folur shumë për ato që u thanë brenda mbledhjes së Kryesisë.

“Mendojmë që rruga më e mirë është që t’i kthehemi problemeve që së bashku mund t’i zgjedhim. Shumë gjëra më shumë na bashkojnë se na ndajnë. VV do të gjej forcë për t’i tejkaluar këto probleme”, ka thënë ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit