Konjufca më i pasur se shefi i tij, ka dy shtëpi e dy banesa

Mos i humb

Ndërkohë që kryetari i VV- së Albin Kurti nuk ka as shtëpi e as banesë, nënkryetari Glauk Konjufca i ka nga dy prej secilës.

Shefi i grupit parlamentar ka deklaraur si pasuri të paluajtshme hiç më pak se rreth 400 mijë euro.

Konjufca ka deklaruar dy shtëpi, njëra në ndërtim, dy banesa dhe dy parcela tokë. Një nga shtëpitë e Konjufcës është shtëpi fundjave.

Sipas deklarimeve, dy banesat e Konjufcës kushtojnë 140 mijë euro, nga 70 mijë secila. Shtëpia për vikend për Konjufcën kushton 40 mijë euro, ndërkaq ajo në ndërtim 100 mijë euro.

Deputeti i VV- së ka deklaruar tokë të trashëguar në vlerë 30 mijë euro, e po ashtu një truall në vlerë 80 mijë euro.

Kështu, vlera e gjithë pasurisë së paluajtshme të Konjufcës arrin në 390 mijë euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit