
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në kujtimin e 1 vjetorit të Demarkacionit me Malin e Zi, ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj, se e ka shitur territorin për të hyp në karrigë.
Sipas tij, deklaratat e fundit të kryeministrit se ndihet i mashtruar nga presidenti Thaçi, për liberalizim të vizave, ai tha se për këtë Haradinaj duhet të jap dorëheqje.
“Për një karrigë të vetme e ka dhënë territorin, pasi je një kryeministër që të mashtron gjithkush duhet me dhanë dorëheqje. Arsyetimi kryesor i Haradinajt ka qenë që letra e nënshkruar mes dy presidentëve të vendit, përbënte për të një siguri ndërkombëtare që do të ndryshonte rregullimin e vijës së kufirit mes dy shteteve. Deklarata e kryeministrit në Deçan se e kanë bërë budallë dhe se më nuk do ta bëjnë budallë tregon se ai është i mashtruar nga presidenti Thaçi, pas nënshkrimit të kësaj letre, si arsye që të votohet demarkacioni”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Konjufca ritheksoi se Kosova ka humbur 8 mijë hektar në kufirin me Malin e Zi, ku siç tha ai se kjo ka qenë gënjeshtra e dytë se do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kosova i ka humbur 8 mijë hektarë. Komisoni që është formuar për të përmirësuar gabimin nuk është dalë fare në terren për ta rishikuar. Nuk është se mungon vullneti politik por vullneti i qeverisë për me dhanë dritën e gjelbër për këtë komision. Kjo qështje bëhet më problematike kur e kemi gënjeshtren e dytë që u tha në atë kohë, si presion ndaj deputetëve për ta votuar ka qenë se Kosova po e merr liberalizimin e vizave, kjo ndoshta është edhe arsyeja se pse nuk kanë protestuar qytetarët dhe shumë deputetë e kanë ngritur dorën për votim atë ditë”, ka thënë ai.
Me tutje, Konjufca tha se as në këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave.
“Viti 2019 nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët, kryeministri duhet me dhanë përgjegjësi. Kryeministri po mundohet ta mbrojë vetën sikurse tash me deklaratat e fundit se e ka rrejt Presidenti Thaçi, e presidentin Thaçi e ka rrejt BE-ja”, u shpreh Konjufca.


