Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta për konstituimin e Kuvendit

Mos i humb

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca konsideron se Kushtetuta nuk është shkelur me vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, e cila pretendohet se është mbajtur pas afatit kushtetues.

Ai përmendi edhe rastin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Konjufca tha se nuk dihet kur do të thirret vazhdimi i seancës tjetër konstituive.

“Ne nuk mendojmë që është shkelur kushtetuta, për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve prej zgjedhjeve të shkurtit ka qenë duke u interpretuar. I patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta. Diskutimi ka të bëjë me datën e mbajtjes se seancës dhe a e përbën një entitet të vetëm dhe a duhet të përfundoj brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve të cilat interpretime mund të zgjas edhe më shumë se 24 orë. Kështu është duke ndodhur edhe tash, po zgjat më shumë se një dite. Nuk është dramatike, është pjesë e formësimit të mëtutjeshëm konstitucional të vendit tonë. Kur do te thirret seanca nuk mund ta caktoj unë”, tha ai.

Ai tha se Vetëvendosje nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, dhe mendimi i tyre është se nuk është shkelur Kushtetuta.

Dëmi sipas tij, është dhuna që është shfaqur nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj duke goditur me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Të shtunën është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive.

Kjo pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kanidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

“Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë”, tha Kurti.

Pas kësaj kërkese, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar me vezë kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Për shkak të këtij incidenti, kryesuesi Dehari kërkoi që sigurimi i Kuvendit të futej në sallë.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit