Kontenierë me drogë nga Ekuadori në Shqipëri/ SPAK përfundon hetimet për Gentian Malindin, Altin Myslihakën dhe Adrian Begën

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të të pandehurve: Gentian Malindi, Altin Myslihaka dhe Adrian Bega.

Gentian Malindi, është i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, si krijues, organizator dhe drejtues dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Altin Myslihaka, është i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, si pjesëmarrës dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Adrian Bega, është i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, si pjesëmarres dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Të pandehurit janë bashkëautorë në trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokaninë, të sekuestruar në 4 (katër) kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi, ngjarje e ndodhur në muajt gusht – shtator 2019.

Hetimet e këtij janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke të drejtësisë, duke organizuar edhe dorëzimin e kontrolluar të lëndës narkotike.

Ndërkohë është ndarë procedimi penal dhe vazhdon kryerja e veprimeve hetimore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë në kryerjen e këtyre veprave penale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit