Kontesti emrit/ Ja çfarë i propozon Athina, Shkupit në marrëveshjen prej 7 pikash

Mos i humb

Sipas të përditshmes greke Nea Selida, Athina në propozim marrëveshjen lidhur me çështjen e emrit nuk është vetëm në një formë, por për gjitha përdorimet. Ndëkohë që flitet se teksti i marrëveshjes që parasheh shtatë pika zbulon pozicionet e Greqisë, të cilat në periudhën në vazhdim do të bëhen publike në gjithë mediat, e ndërkohë që sa i përket problemit të emrit ai pritet të jetë pa përkthim dhe përflitet se do jetë edhe një vendim i akademisë së shkencave dhe arteve të Greqisë që para 14 viteve.

“Lidhur me vendimin për emrin, qeveria greke propozon një emër të përshtatshëm për gjitha përdorimet, për shembull vendi mund të quhet Maqedonia veriore e jo Maqedonia e veriut në fakt jo me dy fjalë, vlenë të theksohet se akademia greke e shkencës dhe arteve në seancën e mbajtur më 11 nëntor të vitit 2004 ka vendosur që të ketë një emër të përbërë ndërsa pa përkthim është publikuar në vitin 2008”, shkruan gazeta greke.

Lidhur me identitetin e qytetarëve në një vend multinacional ato mund të vetidentifikohen si qytetarë të Maqedonisë veriore e kështu asnjë grup etnik nuk do ketë të shkëlura të drejtate tyre.

Sipas artikullit, Athina zyrtare dëshiron zgjidhje për gjithë problemet e mes tyre është dhe iredentizmi si dhe librat.

Gazeta komenton edhe largimin e përmendoreve nga kryeqyteti si dhe ndryshimin e emrit të aeroportit si dhe të autostradës kurse fluturimi i parë pas 12 viteve do bëhet nga kryediplomati Kocias në Shkup diku në mes të muajt mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit