Kontrollohen 36 persona në Shqipëri, Manastirliu: Asnjë i prekur deri më tani

Mos i humb

Tiranë- Në Shqipëri nuk ka hyrë ende koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka pohuar se janë kontrolluar gjithsej 36 persona me simptoma të ngjashme me koronavirusin por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar të jetë infektuar nga virusi vdekjeprurës që lindi në Wuhan të Kinës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu lajmin e ka dhënë gjatë inspektimit  në qendrën shëndetësore Bathore 3, e rindërtuar nga e para, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

“Qendra shëndetësore Bathore ku marrin shërbim shëndetësor rreth 8,500 banorë është një nga 44 qendrat e shëndetësore të rehabilituara në qarkun e Tiranës, me standard të njëjtë, në çdo komunitet”, tha Manastirliu.

Duke parë nga afër masat e marra për pajisjen e personelit shëndetësor me mjetet e mbrojtjes personale, Manastirliu deklaroi se Shqipëria nuk është prekur deri në këto momente nga COVID-16.

“Edhe pse të gjitha strukturat e shëndetësisë janë të fokusuara tek masat për parandalimin e koronavirusit të ri, nuk e kemi humbur fokusin nga programet e rindërtimit, nga premtimet tona. Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë. 1.2 milion maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit