Kontrollorët ajrorë kërkojnë autonomi, nuk duan të përfshihen në Ligjin për Pagat!

Mos i humb

Artan Hasani, kryetar i Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajrorë të Kosovës, ka paralajmëruar bllokim 24 orësh të Aeroportit të Prishtinës nëse kontrollorët përfshihen në Ligjin për Pagat.

Duke folur për grevën një orëshe të kontrollorëve ajrorë, Hasani ka thënë se kjo agjenci duhet të mbetet autonome, ngjashëm si AKI-ja.

“Ne veç e kemi ligjin tonë që na garanton autonominë dhe me ligjet tjera do të binim ndesh me ligjet evropiane”, ka thënë Hasani.

“Ne jemi kundër përfshirjes në ligj pasi kjo dëmton autonominë e navigimit të shërbimit ajror”, ka thënë Hasani që shtoi se Komisioni për Administratë që në muajt maj dhe qershor kishte marrë vërejtjet për kontrollorët ajrorë.

“Askush nuk është konsultuar me ne. Kemi hasur në neglizhencë. E dimë për presionin që kanë mundur ta kenë, por për 10 minuta do të ishin të informuar”, ka thënë ai për KTV-në.

“Ne kemi paralajmëruar grevë, kemi shpallur grevën, është e bazuar në ligjin për greva dhe si shërbim me rëndësi jetike që rangohemi me AKI-në dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën që na garanton ligji”, ka thënë Hasani.

“Ne kemi shpall grevë një orëshe që shërben si paralajmërim. Aeroporti do të jetë i bllokuar nga ora 8 në orën nëntë. Ne po kërkojmë që presidenti të mos dekretojë ligjin. Ai ka arsye shumë të mëdha që të mos miratohet ligji. Mund të bllokohet Aeroporti për ditë të tëra dhe nuk e përjashtojmë që greva të jetë 24 orëshe”, ka thënë veç të tjerash ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit