Koordinatori Hoti takohet me drejtorët e shkollave në Komunën e Ferizajt

Mos i humb

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës z. Rexhep Hoti, sot para drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta si dhe atyre të mesme të larta në Komunën e Ferizajt ka shpalosur Programin Nacional për Rininë.

Hoti tha se drejtorët e shkollave kanë rol shumë të rëndësishëm zbatimin e programit.

“Programi Nacional për Rininë ​është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Drejtorët e shkollave e mirëpritën programin duke e cilësuar si një program të veçantë për nxënësit.

Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rexhep Mazreku. Ata theksuan se ministritë që përfaqësojnë e mbështesin fuqishëm programin e koordinatorit duke qenë të bindur për rezultatet pozitive që do të sjellë.

Takimet me drejtorë të shkollave do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit