Kopja e Deklaratës së Pavarësisë, tashmë në biblotekën e Kongresit në Amerikë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se një kopje e deklaratës së pavarësisë së Kosovës tashmë gjendet në bibliotekën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pacolli, kopjen e deklaratës e ka dorëzuar së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ku të dytë aktualisht gjenden në këtë shtet ku do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ja postimi i tij:

Në bibliotekën e Kongresit në SHBA dorëzuam kopjen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet edhe në këtë institucion dinjitoz të aleatit kryesor të Kosovës. Përveq titujve të shumtë u mrekullova edhe nga arkitektura e jashtëzakonshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit