Korçë, e moshuara përplaset nga makina teksa ecte në rrugë

Mos i humb

Një aksident rrugor ndodhi pranë fshatit Miras në aksin rrugor Korçë-Bilisht këtë të martë.

Mësohet se një person duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një 75-vjeçare. E moshuara ishte duke ecur në rrugë në momentin e ngjarjes së rëndë.

Policia ka njoftuar se ajo u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit