Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpol Italinë, kanë bërë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të 51-vjeçarit A.Sh.
51-vjeçarit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Njoftimi-Korçë: Falë bashkëpunimit të Policisë Kufitare me Interpol Tiranën dhe Interpol Italinë, arrestohet në Qafë Thanë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit A. Sh., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Bergamos, Itali, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.


