Korçë/ Terminal i ri, autobusët e linjave urbane të gjitha në një vend

Mos i humb

Terminali i ri i autobusëve në Korçë do të jetë gati në fillim të vitit tjetër.

40 autobusë, 40 mikrobusë dhe po kaq taksi do të stacionohen në këtë sipërfaqe prej 8000 m2 ndërkohë që projekti synon ti japë zgjidhje disiplinimit të trafikut të krijuar në qendër të qytetit të Korçës që krijohet si pasojë e depërtimit të këtyre mjeteve të udhëtarëve në qendër të qytetit.

Agjencia e autobusëve do të zhvendoset pikërisht në këtë hapësirë ndërkohë që këtu punimet janë duke vazhduar me ritme të shpejta dhe synojnë të krijojnë një standard të ri të lëvizjes së udhëtarëve.

Aktualisht situata në agjencinë e autobusëve është tejet e rënduar. Drejtuesit e mjeteve tregojnë se e kanë të vështirë të gjejnë vend për tu parkuar ndërsa udhëtarët qëndrojnë në mes të rrugës ne diell shi e vapë derisa të shkojë orari që ata të mund të marrin mjetin e transportit për të mbërritur në destinacionin e tyre.

Aktualisht të gjitha mjetet e transportit të ushtarëve pozicionohen në qendër të qytetit përballë pazarit të vjetër duke krijuar një situatë të rënduar sa i takon menaxhimit të trafikut dhe qarkullimit të tyre. Ndërkohë ndërtimi i këtij terminali pritet të ketë jo vetëm një zgjidhje për këtë problematike por edhe të japë një impakt në zhvillimin e ekonomisë lokale të Korçës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit