Korea e Veriut shkrep raketa me rreze të shkurtër veprimi

Mos i humb

Koreja e Veriut ka shkrepur sot raketa të paidentifikuara me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit Lindor, bëri të ditur agjencia koreanoveriore e lajmeve Yonhap.

Yonhap citoi Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut duke thënë se Veriu “shkrepi raketa të paidentifikuara me raunde të shumta nga qyteti i Wonsanit në bregun lindor në drejtimin verilindor mes orës 9:06 dhe 9:27 të mëngjesit”.

Incidenti ndodhi më shumë se një vit pasi vendi lançoi raketën interkontinentale balistike Hwasong-15 në fund të nëntorit të vitit 2017.

Autoritetet koreanojugore dhe amerikane po analizojnë detajet e lançimit, tha agjencia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit