Media shtetërore në Korenë e Veriut deklaroi se Presidenti i SHBA, Donald Trump meritonte dënimin me vdekje për shkak se ka ofenduar diktatorin Kim Jong-Un në Twitter.
Javën e kaluar Presidenti amerikan e cilësoi diktatorin korean në rrjetin e tij të preferuar social si të “vjetër, të shëndoshë e të shkurtër”.
Si kundërpërgjigje gazeta koreano-verioret partisë së punëtorëve shkruante se Trump tashmë duhet të “dënohet me vdekje nga populli korean”./Top Channel/