Koreja e Jugut, 41 të vdekur gjatë zjarrit në një spital

Mos i humb

Së paku 41 persona kanë humbur jetën, ndërsa 70 të tjerë janë lënduar gjatë zjarrit i cili shpërtheu në një spital në Korenë e Jugut.

Zjarri shpërtheu në spitalin Sejong në Miryang, ndërsa për vdekje pësuan 41 persona, kryesisht pacientë. Mediat lokale theksojnë se shkaku i vdekjes është asfiksimi.

Në mesin e 70 të lënduarve, nëntë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri, sipas të dhënave paraprake, shpërtheu në katin e parë të spitalit, ndërsa zjarrfikësit dy orë kanë luftuar me stuhinë e zjarrtë.

Më shumë se 200 persona, shumica pacientë, janë evakuuar nga spitali që gjendet 380 kilometra nga Seuli. Ekziston shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Edhe në zjarrin e dhjetorit të vitit të kaluar, që shpërtheu në një qendër sporti, humbën jetën 21 persona, ndërsa 40 të tjerë u lënduan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit