Pentagoni tha se Koreja e Veriut ka shkrepur një raketë të re balistike.
Zëdhënësi i Pentagonit, Rob Manning për AA tha se është konfirmuar se Koreja e Veriut ka shkrepur një raketë të re balistike.
“Aktualisht jemi duke vlerësuar situatën. Më vonë do të kemi më shumë detaje për gjithçka”, tha Manning.
Trump: Do të ndërmarrim hapat e nevojshëm lidhur me Korenë e Veriut
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm në lidhje me testimin e fundit raketor të Koresë së Veriut.
“Do të interesohemi për këtë. Rreth kësaj çështjeje kemi patur një bisedë të gjatë me gjeneralin Mattis. Kjo është në situatë që ne do ta shqyrtojmë”, deklaroi Trump duke vënë theksin se se ushtria amerikane është ndër prioritetet më të rëndësishme për të.
Ai këto komente i bëri në deklaratën për mediat në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me testimin e fundit raketorë të Koresë së Veriut./Rtv Islam/


