Koreja e Veriut lëshon edhe dy raketa në det

Mos i humb

Koreja e Veriut ka shkrepur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, bëhet e ditur nga ushtria e Koresë së Jugut.

Nga ushtria theksohet se testimi i raketave është bërë të shtunën dhe se janë lëshuar nga rajoni rreth qytetit verikorean Hamhung.

Ata theksuan se raketat, pas fluturimit prej 400 kilometrave, u rrëzuan në lindje të detit, mes Japonisë dhe Gadishullit Korean.

Derisa SHBA-të minimizojnë rëndësinë e raketave të Pyongyang-it me rreze të shkurtra të veprimit, Koresë së Veriut i është ndaluar testimi i raketave balistike nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania më herët lëshuan njoftime në të cilën dënojnë lançimin e fundit të Koresë së Veriut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-ve prapa dyerve të mbyllura.

Shpejt pas provokimit të fundit të Koresë së Veriut, presidenti amerikan, Doanld Trump, tha se dialogu mbi denuklearizimin e Pyongyang-ut mund të vazhdojë në pajtim me marrëveshjen me liderin koreanoverior Kim Jong-un, meqë bëhet fjalë për raketa rreze të shkurtra veprimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit