Koreja e Veriut ka pezulluar negociatat e nivelit të lartë me Korenë e Jugut duke e vlerësuar si një provokim stërvitjen e përbashkët ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.
Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve “Yonhap”, Pheniani e ka cilësuar si provokim stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Max Thunder”, e cila po vazhdon ende mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.
Më tej thuhet se është pezulluar takimi i nivelit të lartë i cili planifikohej të mbahej sot në zonën e armëpushimit Panmunjom si vazhdim i takimit të realizuar muajin e kaluar në mes të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Poashtu edhe në lajmin e ajgencisë zyrtare të Koresë së Veriut KCNA thuhet se “Stërvitja e mbajtur në Korenë e Jugut dhe e cila në objektiv merr Korenë e Veriut është një sfidim i shëmtuar ndaj Deklaratës së Panmunjomit dhe një provokim i qëllimshëm ushtarak ndaj zhvillimit pozitiv politik në Gadishullin Korean”.
Pheniani paralajmëroi edhe mundësinë e anulimit të samitit të planifikuar më 12 qershor në Singapor në mes të liderit verikoren Kim Jong-un dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump./Rtv islam/


