Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë e drejtuar nga shteti raportoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un kryesoi takimin të martën vonë, i cili shqyrtoi çështjet e rendit të ditës përfshirë “forcimin e mëtejshëm të parandalimit të luftës së vendit”.
“Në mbledhjen paraprake, Komisioni Qendror Ushtarak i WPK-së mori në konsideratë situatën mbizotëruese dhe pezulloi planet e veprimit ushtarak kundër Jugut të sjellë në takimin e pestë të Komisionit Qendror Ushtarak nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Koreane”, thuhet në raport.
Deklarata erdhi pas intensifikimit të tensioneve midis dy vendeve javën e kaluar për shkak të përhapjes së fletushkave kundër Phenianit nga brendësia e kufirit të Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut javën e kaluar urdhëroi ushtrinë e vendit të godiste dhe të shkatërrojë zyrën e ndërlidhjes ndër-Koreane në kufirin e tyre të ndërsjellë.
Sulmi ndaj zyrës ndër-Koreane, një simbol i marrëdhënieve të mira midis Veriut dhe Jugut, i kushtoi me vendin e punës ministrit të Bashkimit të Koresë së Jugut, Kim Yeon-chul, i cili dha dorëheqjen dhe mori përgjegjësinë për prishjen e komunikimeve midis vendeve.
Koreja e Jugut gjithashtu kërkoi që të ndalohet menjëherë fushata të tilla me broshura.
“Fletushkat, qoftë nga Veriu apo Jugu, nuk u sjellin asgjë marrëdhënieve ndër-Koreane, dhe të dy udhëheqësit ranë dakord në Deklaratën e Panmunjom për të ndaluar fletushkat”, u citua të thoshte një zyrtar i ministrisë.
Pheniani ka akuzuar Seulin për dështimin për të ndaluar propagandën që synonte poshtërimin e Veriut.
Ndërkohë, autoritetet e Koresë së Veriut gjithashtu u raportua se kishin hequr të paktën 10 “altoparlantë propagandistikë”, të cilët ishin instaluar përsëri përgjatë kufirit me Jugun, raportoi “Yonhap News”.
Masa erdhi pasi Kim urdhëroi pezullimin e planeve të veprimit ushtarak kundër Jugut. Rreth 20 altoparlantë të tillë u ngritën nga Pheniani përgjatë zonave kufitare me Jugun gjatë ditëve të kaluara.
Teknikisht, të dy vendet mbeten në luftë pasi armiqësitë e Luftës Koreane përfunduan me armëpushimin e vitit 1953, por një traktat paqeje nuk u nënshkrua kurrë.


