Sipas ministrit të Bashkimit të Seoul-it, Cho Myonung-gyon, Koreja e Jugut do të diskutojë “mënyrat për të ulur tensionet ushtarake” me Korenë e Veriut në takimin që të dy palët do të zhvillojnë këtë javë.
Në takimin e planifikuar për ditën e nesërme, ministri Cho në dialogun kufitar do të udhëheqë një delegacion pesë-anëtarësh të Koresë së Jugut. Ndërkaq, Pyongyang-u do të përfaqësohet nga Ri Son-gwon, i cili drejton agjencinë shtetërore të mbikëqyrjes së lidhjeve ndër-koreane.
Plani për t’u realizuar takimi midis Koreve vjen pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, iu shmang kërcënimit për armë bërthamore në ditën e Vitit t Ri duke ofruar për të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore të muajit të ardhshëm në Korenë e Jugut.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, ministri Cho u tha gazetarëve se të dy palët do të përqendrohen rreth Olimpiadës. A shtoi se Koreja e Jugut “do të bëjë përpjekje për të mundësuar që Veriut të marrë pjesë në lojërat e Olimpiadës”.
Megjithatë, Chu pranoi se do të përdorë këtë mundësi për të ngritur çështje të tjera të rëndësishme të tilla si tensionet ndër-koreane dhe ribashkimin e anëtarëve të familjeve të ndara nga kufiri i tensionuar, që ka qenë i mbyllur dhe i mbrojtur rëndë për shumicën e civilëve që nga Lufta Koreane e viteve 1950-53./Rtv islam/


