Koronavirusi në Indi/ Gjendja paraqitet shqetësuese, po shkon drejt katastrofës

Mos i humb

Të hënën, një zyrtar i lartë nga qeveria federale e Indisë u tha gazetarëve se nuk kishte mungesë të oksigjenit në spitalet në Delhi ose diku tjetër në vend.

Ndërsa ai fliste, disa spitale të vegjël – vetëm disa milje nga vendi ku ai qëndronte në kryeqytet – po dërgonin mesazhe të dëshpëruara për ata që kishin oksigjen, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.

foto galeri

foto galeri

Mjeku kryesor i një prej spitaleve – një strukturë pediatrike e specializuar – i tha BBC se “zemrat tona ishin të ngrira” për shkak të rrezikut të fëmijëve që vdisnin. Ata morën furnizime menjëherë, pasi ndërhyri një politikan lokal.

E megjithatë, qeveria federale ka insistuar vazhdimisht se nuk kishte asnjë mungesë oksigjeni. “Ne po përballemi me probleme vetëm në transportin e tij,” tha Piyush Goyal, një zyrtar i lartë nga Ministria e Brendshme e Indisë.

Ai gjithashtu këshilloi spitalet të “sigurojnë përdorim të mençur të oksigjenit sipas udhëzimeve”. Disa mjekë që kanë folur me BBC thonë se po u japin oksigjen vetëm pacientëve që kanë nevojë për të, por edhe për ta nuk ka aq sa duhet.

Por ekspertët thonë se mungesa e oksigjenit është vetëm një nga problemet që tregon se qeveritë federale dhe ato shtetërore nuk ishin të përgatitura, pasi nuk arritën të bënin sa duhet për të ndaluar ose minimizuar dëmtimin nga vala e dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit