Koronavirusi ka hyrë edhe në paraburgimin e Vlorës.
Bëhet me dije se gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion janë marrë 40 tamponë. Mësohet se deri më tani 14 persona që ishin në paraburgim kanë rezultur pozitivë me Covid-19.
Personat e prekur nga virusi me forca të shumta sigurie janë dërguar me urgjencë në burgun e Shën Kollit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë pritet të bëhet marrja e tamponit edhe pjesës tjetër të të dënuarve për të konfirmuar nëse janë të prekur me covid apo jo.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 2122 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndrësa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 120,022.


