Korrigjimi i kufijve Kosovë – Serbi, diplomati britanik: duhet edhe konsultim rajonal

Mos i humb

Ish-ndërmjetësuesi i dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, tha se ndryshimi i kufijve kërkon një konsultim me të gjitha vendet e rajonit. Në një intervistë për KosovaPress, Cooper vlerësoi angazhimin e dy presidentëve për marrëveshje, por te pika e kufijve ofroi këtë arsyetim.

“Nisem me bindjen se dy shtete që kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin dhe që flasin seriozisht për zgjidhjen e problemeve është, përbën një gjë të mirë. Arritja e një marrëveshjeje reale për to është edhe më e mirë, por mendoj se ata gjithashtu duhet të jenë në konsultim me fqinjët sepse rajoni është një rajon i vogël”, deklaron Cooper.

Sipas tij, para se ideja e korrigjimit të kufijve të mbështet, ajo duhet të njihet në detaje.

“Për momentin, ajo për çka po flasim është një ide. Unë nuk mendoj se ju mund t’u kërkoni qeverive ta mbështesin atë nëse nuk është një propozim më konkret. Unë mendoj se të gjithë duhet të dinë detajet”, tha diplomati britanik për KosovaPress. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit