Kosova dhe BE-ja prioritetet e Serbisë për vitin 2019

Mos i humb

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot në Beograd se dy prioritetet më të rëndësishme të Serbisë në vitin 2019 janë ruajtja e interesave (të Serbisë) në Kosovë dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian.

“Nuk do të heqim dorë nga përkushtimi ynë dialogut dhe përcaktimit për kompromis, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme e stabile. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Daçiç në pritjen në Ministrinë e punëve të jashmte të Serbisë.

Ai ka falënderuar shtetet të cilat, siç ka thënë, e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe atyre që nuk kanë votuar për pranimin e Kosovës në Interpol, dhe ka shtuar se aktiviteti i Serbisë në këtë fushë nuk e rrezikon dialogun.

“Ne jemi për marrëveshje me Prishtinën, por në çdo akt të njëanshëm të tyre, për të cilin nuk kemi marrëveshje, do të reagojmë fuqishëm në mbrojtje të interesave tona. Sikur që do të bënit edhe ju”, citojnë mediet beogradase shefin e diplomacisë serbe.

Daçiç ka thënë se Serbia do të vazhdojë me reformat në rrugën evropiane, “përkundër trendeve negative në vetë BE-në”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit