Kosova dhe Kanadaja nënshkruajnë Letrën e Qëllimit të Mirë

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë François-Philippe Champagne nënshkruan Letrën e Qëllimit të Mirë për Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve.

Në një njoftim nga Presidenca bëhet e ditur se presidenti Thaçi dhe ministri kanadez Champagne sot janë zotuar se Kosova dhe Kanadaja së shpejti do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve në mes të këtyre dy vendeve, duke nënshkruar Letrën e Qëllimit të Mirë, e cila i paraprin kësaj marrëveshjeje.

Me këtë rast presidenti Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë është në rritje, veçanërisht në ekonomi dhe me theks të veçantë në fushën e minierave.

Nga ana e tij ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë, Champagne ka thënë se Marrëveshja për Mbrojtje të Investimeve do të ketë shumë rëndësi për çdo investim të mundshëm në Kosovë.

“Presidenti Thaçi dhe ministri kanadez, François-Philippe Champagne, kanë folur edhe për reformat e bëra në ekonominë e Kosovës, ku konfirmim i suksesit në këto reforma është edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, si dhe pranimi i Kosovës në programin e Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit të Kongresit Amerikan”, thuhet në njoftim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit