Kosova hap Ambasadën në Portugali

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka hapur ambasadë në Portugali

“Të enjten, me anë të një ceremonie zyrtare nga shteti pritës u akreditua edhe zyrtarisht, Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në shtetin portugez, Ylber Kryeziu, i cili i dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit të Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa.

Me këtë rast, Ambasadori Kryeziu i përcolli Presidentit të këtij shteti de Sousa urimet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe përkushtimin Institucional për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve”, theksohet në komunikatë.

Republika e Kosovës vendosi të hapë për herë të parë ambasadë në shtetin portugez gjatë vitit të kaluar, veprim ky, që u mirëprit dhe u vlerësua lart edhe nga autoritetet e shtetit pritës.

Portugalia e kishte njohur Republikën e Kosovës pak muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për konsolidimin e shtetit të ri dhe integrimin e tij në organizatat ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit