
Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar për suksesin e sic tha ai në përmbushjen e prioriteteve të dala nga ERA1.
Sipas tij, Kosova ka krijuar njohuri dhe vetëdijesim më të madh sa i përket prioriteteve të dala nga agjenda europiane.
“Pas plot takimeve mund me një mënyrë të themi se institucioneve të vendit për suksesin e arritur në prioritetet e ERA 1. Jam i bindur se si Kosovë e kemi krijuar një njohuri më të madhe, vetëdijesim më të madh tash jemi në nivel. Në periudhën që kemi para vetes sa i përket prioriteteve ERA2 ti evitojmë mangësitë e të kaluarës. Të jemi ndërveprues kur veprimi i caktuar parasheh më shumë akterë të kemi një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional”, tha Haradinaj në takimin e këshillit ndërministror të Integrimit Europian.
Ndërsa ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, tha se është bërë progres i madh në zbatimin e prioriteteve të ERA I.
“Ne kemi bërë një punë të madhe në zbatimin e prioriteteve të Agjendës Evropiane të Reformave.Nga 22 janë plotësuar 10 prioritete. Te shtylla për qeverisjen e mirë është bërë edhe progresi më i madh. Edhe me pakon e ligjeve të miratuara së fundi kjo përqindje e zbatimit të planit të veprimit është më e lartë. Në qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit me miratimin e Kodit Penal dhe të Pricedurës Penale kemi arritur një progres të jashtëzakonshën”, është shprehur ministrja Hoxha.


